Historia e vërtetë ku do të bazohet filmi “The Conjuring 3: The Devil Made Me Do It”

0

“The Conjuring 3: The Devil Made Me Do It” – do të publikohet më 4 qershor në HBO Max dhe do të bazohet në një histori të vërtetë. Hetuesit paranormalë, Ed dhe Lorraine Warren do të ndjekin rastin e Aryne Cheynne Johnson dhe “pushtimit të djallit” që ai pretendon. Pasi goditi me thikë pronarin e tij, 19-vjeçari Johnson përdori këtë “pushtim” si mbrojtje në gjykate: “Devil made me do it” (Djalli më bëri ta vrisja).

Ngjarja e vërtetë

Vrasja ndodhi në shkurt të 1981-shit, në qytetin e vogël të Brookfield, i cili nuk kishte parë një rast vrasjeje pas gati 200 vitesh ekzistencë. Cheyenne Johnson, pas një debati me pronarin e tij 40-vjeçar, e goditi këtë të fundit disa herë me thikë. Johnson nuk kishte patur më parë të dhëna krminale. E fejuara e tij, Debbie Glatzel, e pa gjithë ngjarjen, por i doli në mbrojtje gjatë zhvillimit të çështjes në gjykatë.

Çfarë ndodhi 1 vit më parë

Për të marrë një pamje të plotë të sfondit të mbinatyrshëm të kësaj çështje, duhet të rikthehemi mbrapa, 1 vit para vrasjes. Që nga vera e vitit 1980, vëllai 11-vjeçar i Glatzel, David, kishte parë “një burrë me sy të mëdhenj të zinj, me një fytyrë të hollë me tipare kafshësh dhe dhëmbë të mëdhenj”. Ai përpëlitej në shtratin e tij, duke bërtitur, duke pështyrë dhe duke shkelmuar – Davidi me sa duket përpiqej t’u largohej “thikave që donin ta gjuanin” dhe “duarve që donin ta mbysnin”. Glatzel i kërkoi Johnson të transferohej me familjen e saj për të ndihmuar në situatën e vëllait. Prindërit e saj sollën edhe një prift për të bekuar shtëpinë, por asgjë nuk dukej se funksiononte. Ata përfundimisht rekrutuan detektivët e ngjarjeve paranormale Warrens, të cilët i informuan se kishte “43 demonë brenda Davidit”.

Johnson dhe Glatzel u larguan nga shtëpia e familjes së Glatzel sepse problemet dhe sjellja e Davidit u bënë shumë për ta. Sipas Johnson, ai sfidoi demonët e Davidit të hynin në trupin e tij gjatë një ekzorcizmi dhe vrau pronarin, ndërsa ishte i pushtuar. Katër muaj para vrasjes, Lorraine me sa duket telefonoi policinë për t’i paralajmëruar ata se kishte rrezik në familjen Glatzel.

Çfarë ndodhi në gjykatë dhe më pas

Johnson u dënua për vrasje të shkallës së parë, duke kaluar pesë vjet në burg. Ai më vonë u martua me Glatzel në 1984-ën, ndërsa ende vuante dënimin. Çifti ka mbështetur versionin e Warrens të historisë, por vëllezërit e motrat e Glatzel, David dhe Carl, më vonë pretenduan se familja Warren fabrikoi mashtrimin e “pushtimit të djallit” për të përfituar nga sëmundja mendore e Davidit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu