Hollywood-i në zi, ndahet nga jeta aktori legjendar i filmave më në zë

0

Norman Lloyd, aktori i famshëm i Hollywood-it është ndarë nga jeta në moshën 106-vjeçare. Këtë lajm e bëri të ditur i biri i tij, Michael Lloyd, i cili njoftoi se i ati ndërroi jetë në shtëpinë e tij në lagjen Brentëood të Los Angeles.

Lloyd njihet si një ndër aktorët më të vjetër të “Hollywood-it”. Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice. Në vitin 2015, ai u shfaq në komedinë e Amy Schumer, “Trainwreck”. Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thrillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.

Përsa i përket roleve të tjera të tij, ata përfshijnë filma si: “The Southerner” të Jean Renoir, “Limelight” të Charlie Chaplin, “Society Poets Dead” me Robin Williams, “In Her Shoes” me Cameron Diaz dhe “Gangs of New York” me Daniel Day-Lewis. Jo më pak të njohur janë edhe filmat: “Star Trek: The Next Generation,” “Murder, She Wrote,” “The Paper Chase,” “Quincy M.E.,” “Kojak”, “The Practice”, si dhe shumë të tjerë.

Në 2014-tën, në shenjë mirënjohje, Këshilli i Qytetit i Los Anxhelos shpalli që ditëlindja e Lloyd,  më 8 nëntor, do të nderohej si “Dita e Norman Lloyd”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu