Hoqi Musa Ulqinin dhe Anastas Angjelin për t’i gjetur një vend në lista/ Rama falenderon profesorin që mori nga LSI-ja dhe i dha votat në Kuvend

0

Hoqi Musa Ulqinin dhe Anastas Angjelin për t’i gjetur një vend në lista/ Rama falenderon profesorin që mori nga LSI-ja dhe i dha votat në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ”profesor” Enver Roshin që pranoi ftesën për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në radhët e PS, në qarkun e Elbasanit. Rama thuri lavde për Roshin, i cili në këtë mandat që po mbyllet në Kuvend ishte në radhët e LSI-së, dhe nuk pranoi të digjte mandatin.

Sipas Ramës, Roshi gjeti vendin e duhur dhe u kthye sërish në PS, ndërsa i është besuar fushata e socialistëve në Gramsh, ku do të jetë së bashku me këshilltarin e Taulant Ballës, tashmë kandidat për deputet Besian Ajazi.

“Dua ta mbyll për një anëtar të kësaj skuadre që ka fituar respektin tim si një njeri i mençur dhe i ditur, është një prej atyre që jera politike i çoi diu tjetër në një periudhë kohe. Dua ta falenderoj profesorin për gjithçka aio bëri si një përfaqësues dinjitoz u komunitetit, natyrisht që nuk u bë mandat djegës, dhe qëndroi në Kuvend, ku la përshtypjet më të mira.

I jam shumë mirënjohës për praninë e tij në skuadrën tonë, më vjen shumë mirë që edhe Covidin e mundi me mirësi dhe me paqe”, tha Rama, i cili për ti gjetur një vend Roshit në listë, sakrifikoi dy nga deputetët më jetëgjatë dhe më me kontribute në PS, Anastas Angjeli dhe Musa Ulqini.

Goxha profesor Roshi, që ka arritur të gjejë një vend në listën e lakmueshme të PS-së…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu