Horror në burgje/ Njerëzit vriten dhe u trafikohen organet: Ky shtet po zbaton ‘lojën e vërtetë’ të Squid Game

0

Që nga publikimi i serialit muajin e kaluar në Netflix, Squid Game, ka tërhequr vëmendjen e audiencës në më shumë se 90 vende të botës dhe është bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflix.

Të gjithë u mahnitën nga thrilleri distopik që na rikujtoi aspektet më të tmerrshme të karakterit të njeriut dhe deri ku mund të arrijë qenia njerëzore nëse gjendet i pashpresë ndërkohë që nuk mungojnë edhe mesazhet kundër shthurjes dhe tjetërsimit. Shikuesit ishin të emocionuar nga seriali duke parë lojtarët që konkurronin kundër njëri-tjetrit në luftime deri në vdekje për të fituar një çmim.

Dhe ndërsa drama aziatike është padyshim trillim dhe një kritikë e jetës moderne, një pjesë e komplotit është në fakt një problem ndërkombëtar. Trafiku i organeve njerëzore dhe industria ilegale ku merren dhe shiten organet njerëzore, me ose pa pëlqimin e donatorit, dhe shiten për disa mijëra euro. Sipas akuzave nga aktivistët e të drejtave të njeriut në burgjet e Kinës, po zhvillohet një lojë e vërtetë e “Squid Game” e kryer nga partia në pushtet e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu