Humb jetën 13-vjeçarja shqiptare në Francë. Reagon kryebashkiaku Hasser: Është një tragjedi!

0

FRANCË- Një vajzë e mitur shqiptare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati në Ban-Saint-Martin të Francës. Actu shkruan se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa rrethanat mbi të cilat ka ndodhur janë ende të paqarta. Vajza ishte studente e klasës në Kolegjin Jean-Bauchez, ndërkohë mbi ngjarjen kanë reaguar zyrtarë lokalë dhe persona që e njihnin 13-vjeçaren.

Kryebashkiaku i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se vajza ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.

“Është një tragjedi. Motra e saj e vogël është në klasën e gjashtë në kolegj dhe dy të fundit janë bashkë në shkollën Pagnol”, tha Hasser.

Ndërkohë që trupa pedagogjike u shpreh se vajza mund të cilësohej si një vajzë e fortë dhe dinamike. Në rrjetet sociale disa prindër kanë rrëfyer se sa e vështirë ishte rikthimi në shkollë për fëmijët e tyre, të cilën e vlerësonin shumë.

“Fëmija im nuk mund të ngushëllohet . Nuk e imagjinoj dot gjendjen në të cilën gjendet familja”, shkruan nëna e një studenti pasditen e djeshme, një ditë pas tragjedisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu