Humb jetën në Tiranë “mbreti” polak i tregtisë së armëve

0

Andrzej Izdebski mesditën e 20 qershorit 2022 u gjet pajetë si pasojë e një ataku kardiak.

Vëmendja ndaj Shqipërisë në mediat polake lidhet me gjetjen të vdekur në këtë apartament tek pallatet “Agimi” të një-71 vjeçari polak,  i cili në kulmin e pandemisë dy vite më parë ishte kryefjalë e medias dhe politikës polake.

Andrzej Izdebski mesditën e 20 qershorit 2022 u gjet pajetë si pasojë e një ataku kardiak. Administratori i pallatit, policia dhe zjarrfikësit hynë me shkallë në banesë nga dritarja e këtij pallati.

Një burim policor i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se një ushtarak i rëndësishëm në kohën e qeverisë Berisha, telefonoi uniformat blu pasi miku i tij polak kishte dy ditë që nuk i përgjigjej në telefon.

Andrzje Izdebski ishte një  ish pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut.

Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.

Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë.

Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër,  pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu