Humben jeten dhjetra njerëz në Thumanë, Rama: Fëmijët nuk do t’i kenë më këpucët me baltë

0

 

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një takim elektoral në Krujë, ku fillimisht ka folur për procesin e rindërtimit që sipas tij po ecën me ritme të shpejta, dhe do të ndryshojë jetën e qindra personave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dielli po lind sërish për shqiptarët pas një periudhe të tmerrshme, ku ju këtu në të gjithë Bashkinë e Krujës, ishit në qendër të një cikloni të tmerrshëm të tërmetit, ku humbën jetën njerëz që ju i njihnit, njerëz si të gjithë ne, por që patën fatin e keq që të mos ja dalin nga ajo goditje vdekjeprurëse. Ju e përjetuar tmerrin nga shumë afër, i patë fëmijët tuaj shumë të shqetësuar, ju u ndjetë për ditë dhe ditë të tëra me ankthin dhe pasigurinë e madhe që vjen pas.

Ajo ishte një goditje që mund të gjunjëzonte dhe një elefant, jo më një vend si ky i yni, por ne rezistuam, treguam që përmasa e njeriut nuk matet në ditë të mira, në festa dhe në gëzime, përmasa e njeriut nuk matet kur gjithçka shkon fjollë, përmasa e njeriut matet në ditë të këqija, matet aty kur toka dridhet nën këmbë.

Këtu do të ndërtohet një lagje e re ku fëmijët do të rriten krejt ndryshe, do të ndihen pjesë e një Shqipërie tjetër, deri dje para tërmetit ato zona ishin pas të tjerëve. Imagjinoni sa e bukur është, falë këmbënguljes sonë për rindërtimin, ata fëmijë sot do të dalin nga shtëpia dhe nuk do të kenë më këmbët me baltë, dhe do të shkojnë në shkolla, që janë mjedise plot me përkujdesje, ata fëmijë do të kenë maksimalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu