Humbi djalin dhe burrin në Siri. Cila është gruaja nga Librazhdi që po kthehet nga “Kampi i Ferrit” në Shqipëri

0

Dragostunja e Librazhdit ka qenë një nga fshatrat që u prek më shumë nga përfshirja e ngjarjeve në Siri.
Ditën e sotme doli lajmi se është mundësuar marrja e 19 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga këto kampe. Parashikohet që ata të mbërrijnë në Shqipëri mesditën e të dielës.

Të shpëtuarit nga “kampet e ferrit”, më pas do të qëndrojnë në një vendndodhje sekrete, nën ruajtjen e forcave të sigurisë dhe kujdesin personal të drejtorit të sigurisë kombëtare të Libanit Gjeneral Abas Ibrahim, pa angazhimin e të cilit kjo nuk do të arrihej. Mes grave që do vijnë në Shqipëri është edhe R.B nga Librazhdi e cila humbi në Siri djalin dhe burrin.

Fshati Dragostunj në Librazhd nga është gruaja, është një prej fshatrave nga ku familje të tëra u nisën drejt Sirisë. Ali dhe R, B, të cilët në atë kohë thanë se do të shkonin për të kërkuar djalin që ishte nisur drejt vendit në konflikt. 8 vjet më pas, Rruzhdie Balliu rezulton se jeton në kampin Al Hol, ndërsa për burrin nuk dihet!

8 vjet më parë, Ali dhe R. B nga Dragostunja e Librazhdit u nisën bashkë drejt Sirisë në kërkim të të birit që u kishte thënë se do të shkonte për studime në Arabinë Saudite, por përfundoi luftëtar i Shtetit Islamik. Ata janë prindërit e Idajet Balliut, të riut në këtë foto që u vra si luftëtar i Kalifatit më 15 gusht të vitit 2015, në Alepo. Prej asaj kohe, burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu