Humbi tragjikisht jetën në punë, shqptarët mbledhin fonde për të sjellë trupin e emigrantit në atdhe

0

Trupi i pajetë i shqiptarit i cili humbi jetën tragjikisht në Itali, do të kthehet në Kosovë falë një solidariteti të bashkëkombasve që jetojnë në Itali dhe Ballkan. 44-vjeçari Bekim Kunushevci humbi jetën në një aksident tragjik në vendin e punës më 27 mars, pasi punonte në ndërtim dhe ra aksidentalisht, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ai u transportua në spitalin e Peruxhias, por fatkeqësisht ra në koma dhe pas tre ditësh ndërroi jetë. Bekim Kunushevci kishte mbërritur në Itali në vitin 2000 si refugjat nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta. Ai ishte transferuar në Anghiari, ku kishte gjetur një punë të rregullt dhe ku kishte jetuar për më shumë se njëzet vjet. Në fshatin Valtiberinë ai u martua dhe kishte dy fëmijë, një vajzë tani dhjetë vjeç dhe një djalë tetë.

Pas aksidentit tragjik, komuniteti kosovar, shqiptar dhe maqedonas që jetonte në Valtiberina, i ndihmuar nga disa italianë, organizoi një mbledhje fondesh për të mundësuar që trupi i pajetë i Kunushevcit të kthehej në atdhe. Falë këtij organizimi u mblodhën 11,000 euro të cilat do të përdoren për të paguar shpenzimet ligjore, arkivolin, transportimin e arkivolit dhe varrimin. Ajo që mbetet do t’i dhurohet gruas dhe fëmijëve.

Burimi: arezzonotizie.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu