Humbin jetën në aksident dy të rinj shqiptarë. Mesazhi prekës i deputetit

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lluçan të Bujanocit ku kanë humbur jetën dy të rinj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes llogarisë së tij në Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi ku shihet një veturë e përmbysur.

Ky është postimi i tij i plotë: Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjve në fshatin Lluçan.

Shuarje shprese e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë.

Allahu ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu