Hungaria ndëshkohet për sjelljet raciste të tifozëve/ Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare

0

Një lajm i mirë mund të konsiderohet dënimi i Hungarisë me dy ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve raciste gjatë përballjes me Anglinë.

Shqipëria do të luajë në fushë të huaj me Hungarinë, në datë 9 tetor, pikërisht në stadiumin ku jemi mësuar ta shohim plot e përplot me përkrahës të Kombëtares hungareze, cka bën që skuadra të ndihet më e fortë.

Mirëpo në përballjen me Shqipërinë, Hungaria nuk do ta ketë lojtarin e 12-të, sepse në dy ndeshjet e radhës do të luajë pa tifozë.

Rikujtojmë se ndeshjen në Shqipëri e fitoi kombëtarja jonë, gjë e cila na mbajti në garë për një vend në Katar 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu