Hyri si blerës në argjendari dhe më pas nxori çiften, ky është një prej grabitësve të argjendarisë

0

 

Një tentativë për grabitje me armë ka ndodhur këtë paradite në Vlorë, e cila është vënë nën kontroll nga ana e Policisë.

Burime bëjnë me dije se tre persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari e cila ndodhet në qendërt të Vlorës, por mbërritja në kohë e Policisë ka bërë që plani i tyre të dështojë. Policia ka shoqëruar 1 prej të dyshuarve, ndërkohë që vijon puna për kapjen e të tjerëve, të cilët ia kanë dalë të largohen pas grabitjes.

Mësohet se dy prej autorëve kanë hyrë brenda argjendarisë, dhe një i tretë i ka pritur jashtë, ndërkohë që policia ka mundur që ta kapë vetëm njërin prej tyre. Fillimisht u tha se nga ngjarja kishte persona të plagosur, por sipas Policisë nuk ka pasur, dhe është qëlluar me plumba manovër.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, një armë gjahu çifte e cila u përdor nga autorët si dhe një sasi bizhuterish që ata kishin tentuar që të merrnin nga biznesi në fjalë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në grabitje.

Autori i grabitjes që është ndaluar nga ana e Policisë, është rreth të 50-tave, ndërkohë që ai nuk mban kapuç, por vetëm një maskë kirurgjikale.

Ai kishte hyrë brenda dyqanit si blerës dhe më pas nën kërcënimin e armës ia ka dalë të marrë një sasi bizhuterish, por gëzimi i ka përfunduar shumë shpejt me arrestimin nga Policia.

Banorët që jetojnë pranë dyqanit që u tentua të grabitej thonë se kanë dëgjuar 3-4 të shtëna me armë, ndërkohë që Policia konfirmon se nuk ka të plagosur, dhe gjasat janë që të jetë qëlluar me plumba manovre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu