Hyrja apo dalja nga Tirana ende ‘mision i pamundur’, drejtuesit e mjeteve ngecin

0

Së fundmi është realizuar hapja e një segmenti që lidh rrugën e Durrësit me hyrjen e Tiranës, por gjithsesi lëvizja nga hyrja për në qendër të Tiranës apo dalja nga qyteti duket një mision i pamundur dhe tmerr i vërtetë për drejtuesit e automjeteve.

Hapja e tuneleve u konsiderua si sukses nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ARRSH, por duket se orët e ankthit dhe stresit për drejtuesit e automjeteve vazhdojnë teksa kalojnë orë të tëra në trafik.

Duke qenë se punimet vazhdojnë edhe pas hapjes së tuneleve, kjo bën që të krijohen rradhë të gjata herë pas here si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Tiranës.

Në fillim të pranverës ishte parashikuar përfundimi i një pjese të rëndësishme të projektit të Unazës së Re që do të shërbente për eliminimin e trafikut në hyrje të Tiranës por akoma nuk mund të thuhet se është përfunduar një pjesë e rëndësishme e projektit duke u shkaktuar vonesa dhe shpenzime të mëdha drejtuesve të automjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu