I 23-ti në Tiranë, Fatmir Xhafaj i qetë para “furtunës së 25 prillit”, poston foton e ëmbël me…

0

Ish-ministi i Brendshëm Fatmir Xhafaj pas mbylljes së fushatës elektorale, këtë të shtunë duket se e ka rezervuar për familjen së tij.

Kandidati për deputet i PS, i cili mban numrin 23 në qarkun e Tiranës, ka publikuar një foto ditën e sotme, ku shfaqet krah mbesës dhe shprehet se pas shumë javëve intensive, sot ka gjetur pak kohë për të qenë pranë saj, duke kaluar momente paqeje dhe qetësie para “furtunës së 25 prillit”.

“Pas shumë javësh intensive, më në fund gjetëm pakëz kohë për njëri-tjetrin, për të kaluar një nga ato mëngjeset plot paqe me mbesën! ”, shkruan Xhafaj në Facebook.

Fatmir Xhafaj mban numrin 23 në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, ku edhe ka deklaruar me bindje se do të thyejë herësin në Tiranë më 25 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu