I akuzuar për ‘shit-blerje’ votash/ Apeli lë në burg Fredi Belerin, lirohet Pandeli Kokaveshi

0

Gjykata e Apelit ka lënë në burg kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për shitblerje votash. Ndërkohë po kjo gjykatë ka liruar Pandeli Kokaveshin, duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”, për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Beleri akuzohet se ka blerë 8 vota kundrejt 40 mijë lekëve.

Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu