I ankohen për naftën, kërcënon Rama: Doni t’ju rris energjinë? Shtrëngoni dhëmbët e ecni…

0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rritjen e çmimit të naftës në vend. Gjatë një postimi në Facebook, Rama i është përgjigjur një komenti, i cili i kërkonte llogari për rritjen e çmimit të naftës, duke e krahasuar atë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Rama nga ana tjetër, ka kërcënuar me rrijten e energjisë elektrike, duke theksuar se çmimi i naftës është rritur pasi ne e kemi taksën brenda në çmim, ndryshe nga vendet e tjera. Ai gjithashtu ka shtuar se kjo është një kohë lufte, ndaj duhen shtërnguar dhëmbët dhe ecur përpara sikush ska ndodhur asgjë.

Komentuesi: Hiqi taksat e naftes ose zbriti me 50% taksat e naftes aksizen te ulesh naften esht katastrofë njesoj esht rrit per te gjith po kosova e ka 1.60 euro maqedonia 1.20 euro do perballesh me protesta nuk mundet ndryshe.

Rama: po energjine elektrike ta rrisim sic kane bere Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajme pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka nje fije logjike e gjitha dhe po e perseris edhe tjetren, Kosova, Maqedonia e te tjere e kane vec taksen e qarkullimit qe ne e kemi ne cmim! Por mbi te gjitha eshte kohe lufte prej verteti, prandaj duhen shtrenguar dhembet e ecur perpara, duke i lene per ca me vone ankesat sikur asgje s’ka ndodhur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu