I arrestuar edhe në 2022 / Kush është 33-vjeçari i rrezikshëm që qëlloi drejt policisë gjatë arrestimit

0

Mësohet identiteti i personit të arrestuar mbrëmjen e sotme në afrsi të Rinasit, ku qarkullonte i armatosur.

Ai është 33-vjeçari Klajd Buza, person me precedentë të mëparshëm penalë.

  • Buza, raportoet se ka hapur zjarr menjëherë sapo ka vënë re policinë që ishte nisur në një operacion për ta arrestuar. Për fat të mirë, askush s’ka mbetur i lënduar, ndërsa ai është vënë në prangat e policisë.
Klajd Buza është arrestuar në vitin 2022 në Fushë-Krujë, pasi u kap duke qarkulluar me armë në mjetin e tij tip ‘Porsche’ nëpër qytet. Është e paqartë se si ka arritur t’i shpëtojë burgut për armëmbajtje pa leje në një periudhë kaq të shkurtër.

Ai njihet si person problematik dhe me konflikte të mëparshme.