I bën padrejtësi policëve, arrestohet stafi i një fast food-i

0

19 punonjës të një restoranti të ushqimit të shpejtë në Pakistan u arrestuan pasi refuzuan t’i jepnin një grupi oficerësh hamburger falas. Sipas BBC, stafi i “Johnny & Jugnu” në Lahore, qëndruan në ambientet e komisariatit për një natë të tërë.

“Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur…në restorantin tonë“, tha në një deklaratë kompania. 9 oficerë të përfshirë në incident janë pezulluar. Zyrtari i lartë i policisë, Inam Ghani tha: “Askush nuk lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësia nuk do të tolerohet. Të gjithë ata do të dënohen.”

Kompania sqaroi se pas refuzimit të kërkesës për të përfituar hamburgerë falas, oficerët e policisë kërcënuan menaxherët dhe u larguan për t’u kthyer sërish të nesërmen duke iu bërë presion ekipit “me argumente të pabazuara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu