I dalin fotot intime me një bjonde, Eri Aga i “Për’puthen” flet për herë të parë

0

Para disa ditësh në mediat rozë qarkulloi një fotografi e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Eri Aga, i cili shfaqej në momente intime me një vajzë bjonde.

Ata të dy shfaqeshin duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin dhe më pas u mësua se vajza në fjalë ishte Ina Muriqi, konkurrente tek emisioni i dashurisë në Kosovë, “It’s my Love”.

Kështu të gjithë menduan se ata të dy kishin nisur një lidhje me njëri-tjetrin dhe se Eri kishte gjetur më në fund dashurinë jashtë emisionit.

Mirëpo e vërteta duket se është ndryshe.

Fotot intime me një bjonde, Eri Aga i "Për'puthen" flet

Së fundmi, Ina ka shpjeguar në emisionin “It’s my love” se fotografia është shkrepur shumë kohë më parë.

Fotot intime me një bjonde, Eri Aga i "Për'puthen" flet

Ajo e ka pranuar se janë ata në foto dhe ka treguar se fotoja është bërë para se ajo të futej në emision dhe se të dy nuk kanë më punë me njëri-tjetrin. Përgjigjen e Inës e ka publikuar Eri në profilin e tij dhe përkrah ka shkruar:

“Për të gjithë ju që më pyesni me mesazh ja ku është përgjigja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu