I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Apeli refuzon kërkesën e të burgosurit për të dalë nga regjimi 41-bis (EMRI)

0

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Anterio Kaloshit për të dalë nga regjimi i posaçëm 41-bis, ku ai është vendosur pas dyshimeve për mbajtjen e kontakteve me botën e krimit nga qelia e burgut.

Kaloshi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes në vitin 2017 në Lushnjë, kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar që të largohej nga regjimi i veçantë të burgut të sigurisë së lartë.

Megjithatë, togat e zeza të Apelit e lanë në fuqi vendimin e marrë më 2 mars nga Ministria e Drejtësisë, e cila kishte vendosur që Kaloshi të qëndronte në këtë regjimi të posaçëm për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me krimin e organizuar.

Vendimi i Apelit konfirmon që Kaloshi do të vazhdojë të mbetet në regjimin 41-bis, i cili është një sistem i rreptë i mbikëqyrjes dhe izolimit për të dënuarit që konsiderohen si kërcënim të mundshëm për sigurinë publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu