I dënuar për vrasjë prej 2016-tës, prangoset 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA është arrestuar në Shqipëri.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Arben Bregu nga Shkodra i cili është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2016 nga Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida pasi është cilësuar si fajtor për vrasjen e një personi.

Në qershor të vitit 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, Bregi ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas i cili ka humbur jetën prej plagëve të marra.

Policia ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana, u kap dhe u ndalua në Shkodër shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi. Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu