I dënuari që i mbijetoi tre ekzekutimeve, merr datën për të katërtin: Jam i pafajshëm, Zoti do më shpëtojë

0

Por që prej dënimit të tij, Glossip i ka shpëtuar tre datave të ekzekutimit dhe beson se Zoti “do ta kursejë edhe kësaj here.

Një i dënuar për vrasje në SHBA i ka shpëtuar tre herë dënimit me vdekje ndërkohë që pritet të marrë të katërtin. Richard Glossip është dënuar në Oklahoma për një vrasje me pagesë që kishte porositur në 1997, shkruajnë mediat e huaja.

Justin Sneed dëshmoi se Glossip e kishte pajtuar atë për të vrarë Barry Van Treese, pronarin e motelit ku ai punonte, duke i dhënë $10,000. Në këmbim të dëshmisë kundër Glossip, Sneed iu fal jeta duke marrë vetëm burgim të përjetshëm, ndërsa Glossip u dënua me vdekje në 2004 ndërkohë ai ngulmon për pafajsinë e tij.

Por që prej dënimit të tij, Glossip i ka shpëtuar tre datave të ekzekutimit dhe beson se Zoti “do ta kursejë edhe kësaj here.

Fillimisht ai do të ekzekutohej me injeksion fatal në 2015 por kjo u shty me një vendim të gjykatës së Oklahoma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu