I dogjën kompleksin, flet pronari: Nuk kam patur konflikte

0

“Nuk kam përplasje as konflikte me askënd. Si shkak shoh vetëm konkurrencën”.

Kështu është shprehur nga Qafa e Thorës Gëzim Olaj, pronari i Kompleksit Turistik “Buni i Bajraktarit” që u shkrumbua nga flakët.

“Kam investuar kursimet e 20 viteve punë si emigrant në Londër. Janë shkrumbuar komplet lokali dhe 3 bujtina.

Dëmi është i konsiderueshëm” tha më tej ai. Aktin e ka dënuar edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Shkodrës Ilir Beqja, që i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë që të vendosin autorët përpara drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu