I famshëm për arratisjet spektakolare në Greqi, të gjithë e dinin në burg, Alket Rizai kapet duke bërë xhiro me ”superbishën” (Detaje)

0

 

Një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi Alket Rizai, të cilin të gjithë e dinin në burg, duket se ka lënë pa fjalë policinë helene.

Mediet greke shkruajnë se policia ka zbuluar shqiptarin Alket Rizai të lirë në rrugë, ndërsa më herët ai kishte tentuar arratisjen nga burgu përmes një helikopteri.

Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndaluar një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e Qipros, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë me duart lart. Sapo personat kanë dalë, policët dhe qytetarët prezentë janë habitur, pasi një ndër tre personat ishte shqiptari Alket Rizai. Ky i fundit kishte marrë leje nga burgu i Domokos dhe qarkullonte i lirë, pavarësisht rrezikshmërisë të lartë që paraqet sipas mediave greke.

Bashkë me të ishte një shtetas grek, shumë i njohur për jetën e natës, ndërsa personi i tretë ka rezultuar një shqiptar me kartelë të kuqe, i shumëkërkuar për vrasje. 36-vjecari shqiptar rezultonte i kërkuar edhe për vepra të tjera penale. Ai u shoqërua në rajonin e Fthiotidas, ku mbërriti një grup special nga Athina që e mori në dorëzim.

Ndërsa greku që shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grek, personi që në 2011 dha urdhër të ekzekutoheshin babë e bir shqiptarë Fillim dhe Oligert Mesaja. Rizai dhe Varelas dolën me leje mbasditen e së premtes për 5 ditë. Varelas ka qenë dublant i Jack Norris në Hollivud.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu