Protestuesit janë revoltuar dhe janë indinjuar me një person që i filmon nga taraca e kryeministrisë. Pamjet e publikuara nga Panorama tregojnë se si personi me kapuç e syze të zeza ka një celular në dorë e filmon protestuesit. Këta të fundit e vënë re dhe e përshëndesin me gishtin e mesit.