I hyri në shtëpi teksa po flinte dhe tentoi ta mbyste, 34-vjeçarja shqiptare shpëton për mrekulli nga duart e ish-bashkëshortit

0

GREQI- Tmerr për një grua në Heraklion të Kretës, e cila pak pas mesnate u zgjua në mënyrën më të keqe të mundshme pasi gjeti një burrë në dhomën e saj.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 34-vjeçare nga Shqipëria, e cila po flinte në dhomën e saj të gjumit, në shtëpinë e saj në zonën e Mastabës, kur papritur ndjeu se dikush i mbylli krahët rreth qafës.

Kur u zgjua ka njohur ish-bashkëshortin e saj 41-vjeçar, i larguar më parë nga shtëpia, i cili ka thyer derën e ballkonit të shtëpisë dhe ka hyrë si hajdut në dhomën e gjumit dhe ka kapur për qafe gruan.

34-vjeçarja ka shpëtuar nga duart dhe ka nisur të bërtasë dhe ka lajmëruar policinë ku më pas 41-vjeçari është arrestuar dhe do të dërgohet në prokurori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu