I jep fund vetes 40-vjeçari shqiptar në Greqi (Foto, emri)

0

Një 40 vjeçar nga Dibra është gjetur i varur në Iraklio, Kretë. Njoftimin për këtë ngjarje të rëndë e ka bërë Komuniteti Shqiptar Hania duke bërë të ditur identitetin e shqiptarit, Altin Merdini.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa Komuniteti Shqiptar Hania dhe ambasadorja Luela Hajdaraga kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit që kërkojnë nga organet kompetente të Iraklios që të zbardhin ngjarjen.

Ndërkohë është bërë i mundur nisja e trupit të tij për në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu