I jepnin drogë duke e kërcënuar, policja tregon si u përdhunua nga 3 kolegët e saj dhe një zjarrfikës

0

Një ish-oficere e policisë së New York ishte detyruar të merrte drogë, përdhunuar e degraduar në një numër “të pallogaritshëm” rastesh nga tre kolegë policë dhe një zjarrfikës, çka e bëri të kishte nevojë për operacion në organet e saj gjenitale, thuhet në një padi të re skadaloze ndaj organeve të rendit.

Maria Mendez, oficere prej 14-vitesh në polici, e caktuar në shërbimin e fundit në zonën Harlem të New York, thotë në padinë e saj federale se gjatë pesë viteve është bërë vazhdimisht objekt i dhunës seksuale, abuzimit mendor, ngacmimeve e kërcënimeve, që rrjedhimisht e çuan në tentativa vetëvrasjeje dhe sindroma të stresit post-traumatik.

Gruaja e martuar, nënë e katër fëmijëve dha dorëheqjen nga policia e New York në 2019 dhe kishte ngritur akuzat ndaj prokurorisë së Manhattan, e cila kishte refuzuar të pranonte çështjen, duke cituar “prova të pamjaftueshme”.

Mendez ka depozituar dhe padinë e saj federale në distriktin jugor të New York kundër të paktën gjashtë të akuzuarve. Mes të tjerash ajo pretendon diskriminim gjinor, mjedis armiqësor në punë, punësime neglizhente dhe mangësi disiplinore.

Sipas padisë së saj me 61 faqe, me detaje shpeshherë të rënda, abuzimet nisën në 2014 kur Mendez u kthye nga leja e lindjes dhe kolegu i saj i punës Ryan Marrero i dha dy tableta oksikodon, për të cilat i tha se ndihmonin me dhimbjet e barkut. Mendez nuk e dinte çfarë ishin tabletat deri pasi i kishte gëlltitur.

Kur Mendez kërcënoi të raportonte Marrero, ai e kërcënoi se do të gënjente për ta futur në telashe me eprorët. “Këtu nisi cikli prej makthi i dhunës seksuale dhe abuzimit mendor”, thuhet në padi.

Gjatë muajve në vijim Marrero e kishte bërë Mendez objekt dhune të vazhdueshme seksuale, duke abuzuar me të e duke e detyruar të bënte foto nudo në stacionin e policisë. Ai e detyronte gjithashtu të paguante shpenzimet gjatë shërbimit dhe të punonte orët shtesë për llogari të saj.

Abuzimet u përshkallëzuan natën e festës së Krishtlindjeve 2014 në stacionin e policisë, kur Marrero i kishte dhënë gruas një sasi të madhe oksikodon dhe alkool, dhe e kishte përdhunuar në sediljen e pasme të një makine, duke e mbajtur nga fyti derisa gruaja kishte humbur ndjenjat, thuhet në padi.

Mendez shkruan se i ishte lutur Marrero të ndalonte por i kishte thënë të mbyllte gojën, përndryshe do të bënte një foto të saj dhe do t’ia dërgonte bashkëshortit.

Marrero më pas kishte kontaktuar një koleg polic, Peter Montalbano të cilit i ofroi të vinte me qëllim “të zbaviteshin me një kurvë domenikane si ajo”.

Ndërkohë Marrerro kishte vijuar abuzimet ekstreme seksuale me Mendez në makinë, teksa ajo qante.

Kur oficeri Montalbano erdhi ata kishin tentuar ta fusnin gruan në sediljen e pasme, por Mendez kishte përfituar nga rasti për të marrë këpucët dhe të vraponte drejt ndërtesës së stacionit, thuhet në deponim.

“Gruaja kishte frikë t’i tregonte supervizorit pasi nuk do të besonte se një oficere e trajnuar mund të përdhunohej në këtë mënyrë”, thuhet në padi.

Më tej thuhet se prej asaj nate Marrero ishte euforik se mund të zgjeronte më tej terrorin e tij ndaj gruas, duke e përdhunuar dhe abuzuar mendërisht shumë herë, si gjatë detyrës dhe jashtë orarit.

Në padi thuhet se gjatë korrikut 2014 e janarit 2019, Marrero e kishte detyruar Mendez pinte oksikodon, ekstazi e alkool, të kryente seks oral, vaginal e anal me të, në zona nga Manhattan deri ne Queens, si në makina të policisë e në makina private, në tualete e dhoma zhveshjeje, madje edhe gjatë thirrjeve të emergjencës.

Gjatë episodeve të abuzimit, disa prej të cilave në hotele, Marrero akuzohet se ka goditur me grusht e shkelma Mendez, e ka shtrënguar në fyt deri sa ka humbur ndjenjat dhe i ka shkaktuar gjakderdhje nga hunda.

Gjatë hetimit të një rasti për një të dyshuar të armatosur, Marrero detyroi Mendez të qëndronte në anë të çatisë dhe e kërcënonte ta shtynte poshtë, thuhet në akuza.

Polici gjithashtu kishte futur me forcë disa herë objekte në organet gjenitale të Marrero, duke i shkaktuar çarje e gërvishtje që kërkonin kura mjekësore.

Në tentativat e tij për të intimiduar Mendez, Marrero e kishte rrahur gruan para qenit të policisë, dhe kërcënonte se do të publikonte fotot e videot e seksit në rrjetet e pornografisë.

Abuzimi përfshinte gjithashtu elementin financiar, teksa Mendez akuzon Marrero se e detyronte t’i blinte bileta për ndeshje boksi, një palë vathë diamanti $3,000, apo t’i huazonte $30,000 nga fondi i pensionit të policisë.

Kur Marrero kishte shpërndarë fotot e videot e Mendez teksa abuzohej seksualisht, gruas nisën t’i afroheshin oficerë të tjerë si Michael Ganz e Jimmy Gutierres, duke i kërkuar favore seksuale si seks oral, vaginal e anal, thuhet në padi.

Një tjetër oficer Julio Calle, akuzohet për kërkesa të vazhdueshme me natyrë seksuale ndaj Mendez me arsyetimin “sepse është domenikane”.

Në deponim thuhet se Mendez drejtoi fillimisht ankesat e saj të abuzimit te lejtnant Filastin Srour i cili menjëherë e kishte quajtur “kurvë” duke e kërcënuar se do të merrte masa nëse nuk ndalonte gënjeshtrat ndaj “oficerëve të mirë”.

Padia e Mendez kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara. Më herët avokati i saj do të padiste për $90 milionë dëmshpërblim qytetin e New York.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu