Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku 15-vjeçari Emiljano Gjoni u godit për vdekje me thikë.
Autori i krimit, bashkëmoshatar me viktimën, ka folur para policisë duke treguar versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja. Ai është shprehur se janë konfliktuar dhe se ka qenë viktima ai që e ka sulmuar i pari me thikë. Më pas, thotë ai, ia ka marrë thikën dhe e ka goditur.
“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.
Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.