I mori lekë e euro një gruaje duke i bërë shantazh me foto, arrestohet 53-vjeçari

0

KUÇOVË
Policia e Kuçovës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi i ka bërë shantazh një gruaje dhe i ka marrë një sasi parash.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja e shtetasit Ylli Pasho, 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Shtetasi Ylli Pasho me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur t’i marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Shtetasi Ylli Pasho, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu