I mori qytetarit mijëra euro për legalizimin e hotelit, GJKKO miraton kërkesën e SPAK për ish shoferin e prokurorisë së krimeve të rënda

0

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar kërkesën e SPAK, duke vendosur të pandryshuar msën e arrestit me burg, ndaj ish shoferit të ish Prokurorisë për Krime të Rënda, Hamza Tola.

Ky i fundit akuzohet nga SPAK se i mori një qytetari një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë. Por ish shoferi për shkak të lidhjeve që kishte ka vijuar të kërkojë para për hipotekimin e pronës. Tola së fundmi ka punuar edhe si shofer pranë ministrinë e Drejtësisë.

Arrestimi i Tolës është kryer disa javë më parë me urdhër të SPAK ndërsa hetimet janë kryer nga prokurori Elvin Gokaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu