I ngacmoi të dashurën, i riu vret 40-vjeçarin, baba i dy fëmijëve

0

Një 28-vjeçar ka vrarë për vdekje me thikë një 40-vjeçar, në orët e para të mëngjesit sot në ishullin grek Chios.

Sipas medieve greke autori ka sulmuar me thikë viktimën për arsye xhelozie.

Për pasojë i riu ra në prangat e policisë, ndërsa pak më herët pranoi krimin, duke thënë se vrau 40-vjeçarin sepse ky i fundit i ka ngacmuar të dashurën. vrasja ka ndodhur në lokalin bar-kafe ku autori punonte me të dashurën e tij.

Autori, Tedis Micos
Viktima kishte shkuar për të konsumuar alkool në lokalin ku dyshja punonte dhe teksa ishte duke pirë, sipas dëshmitarëve që ndodheshin atje, ka nisur të ngacmojë të dashurën e autorit teksa ajo u ka shërbente pijeve klientëve të lokalit.


Viktima, Chrysovalantis Alexandris
Më pas ka nisur një përplasje verbale mes viktimës dhe autorit , për pasojë mes tyre ka ndodhur dhe sherri, ku 28-vjeçari Tedis Micos ka marrë thikën dhe ka plagosur për vdekje 40-vjeçarin.

Viktima Chrysovalantis Alexandris është baba i dy fëmijëve. Burri fatkeq u zgjodh këshilltar lokal në fshatin e tij në vitin 2010

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu