I ngacmuan të dashurën, pronarët e picerisë vrapojnë pas turistit si të çmendur, me thikë në dorë

0

Një sherr për arsye banale ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku pronarët e një picerie janë përleshur me një turist shqiptaro-zviceran.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës, ku pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, ndërsa më pas i janë “sulur” për ta goditur me thikë.

Fatmirësisht në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe disa persona të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë që sherri të mos kishte një fund tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu