I ngordhën 4 200 rosa në Divjakë, fermeri kërkoi ndihmë nga banorët, përfundojnë në spital

0

Ngjarje e rëndë në Divjakë. Fermerët në fshatin Mizë të Divjakës, i erdhën në ndihmë biznesmenit Ardian Bakiut për të groposur 4 200 rosa të cilat kishin ngordhur mirëpo pas kontaktit me to, përfunduan në spital.

Abcneës raporton se banorët u shtruan në spital pasi shfaqën simptomat: temperaturë e lartë dhe këputje në trup.

Bakiu tregon se banorët e fshatit që i erdhën atij në ndihmë përfunduan menjëherë në spital, dhe vetëm një ditë më vonë edhe ai.

“Më kanë ngordhur 4 200 rosa këtu. Gjithçka nisi në fillim të muajit dhe deri më tani. Thirra disa bashkëfshatarë këtu që të më ndihmonin dhe pas kësaj ata përfunduan në spital me temperaturë të lartë. Edhe unë kam 4-5 ditë me temperaturë që shkon deri në 40 gradë Celsius. Nuk e di çfarë ka ndodhur pasi nuk kanë dalë ende me një përfundim pas marrjes së mostrave nga ferma ime”, shprehet Ardiani

Ai rrëfen  se gjatë ditës së sotme në fermë kanë shkuar një grup nga Drejtoria e Veterinerisë së Fierit, të cilat kanë vënë të gjithë zonën në karantinë duke bërë ndërkohë edhe zhvarrosjen e shpendëve të ngordhur.

“Erdhën të bëjnë zhvarrosjen ata të drejtorisë së Veterinerisë së Fierit, ndërkohë që nga bashkia me kanë sjellë vetëm një sasi uji pak ditë më parë. Askush tjetër nuk ka ardhur të më ndihmojë”, tregon ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu