I paharruar do të jesh i dashur Agim! Humbi jetën në aksidentin tragjik, shkolla bën dedikimin prekës për nxënësin 16-vjeçar

0

Një aksident tragjik mbrëmjen e kaluar i mori jetën një 16-vjeçari në Fier. Viktima Agim Hoxhaj ishte duke udhëtuar me një motorr bashkë me një 18-vjeçar, kur u përplasën me një makinë por nuk arriti të mbijetonte për shkak të dëmtimit të rëndë që mori. Vdekja e tij e parakohshme dhe tragjike ka tronditur edhe shkollën ku 16-vjeçari ishte nxënës. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkolla “Visokë” Fier ka shprehur ngushëllimet për dhimbjen që largimi i parakohshëm i nxënësit të tyre shkaktoi te shokët, shoqet dhe stafi i shkollës.

Mesazhi nga shkolla “Visokë”

Largimi i parakohshem i nxenesit te shkolles tone ,Agim Hoxhaj shkaktoi nje dhimbje te madhe mes shokeve,shoqeve dhe gjithe stafit te shkolles . I paharruar do te jesh kurdohere I dashur Agim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu