I preu rrugën qeni, drejtuesi i mjetit tenton ta shmangë dhe përplaset me makinën tjetër, 3 të plagosur

0

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushe-Krujë, ku drejtuesi i një makine me targa shqiptare në përpjekje për të shmangur një qen ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër me targa të Kosovës.

Nga ky aksident, kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe është njoftuar ambulanca dhe Policia.

Gjendja e të plagosurve paraprakisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu