“I provuam të gjitha…Ndihemi të braktisur nga shteti”/ Reagon gruaja naftëtare që tentoi të vetëvrasjen

0

Mimoza Muhametaj, është gruaja naftëtare e cila mbrëmjen e djeshme tentoi të vetëflijohej pasi humbi të gjitha shpresat se shteti shqiptar mund t’i kthente pagat e pamarra.
E shprehur për mediat, gruaja ka thënë se nuk do të flasë për aktin e kryer prej saj. “Ndihemi të braktisur nga shteti”,- shtoi më pas duke treguar arsyen e asaj përpjekjeje.
“Ju lutem nuk dua të flas më për atë moment. Ndihemi shumë të braktisura nga shteti. E pritëm gjithë ditën dje dhe nuk na begenisi. I provuam të gjitha, gënjeshtrat, mashtrimet deri dhe dhunë e policisë dhe asgjë”, tha ajo.
Ishte Fatbardha shoqja tjetër e saj që e shpëtoi Mimozën. Ajo rrëfeu ngjarjen për të cilën thotë se nuk do ta harrojë asnjëherë.
“Shkuam për të fjetur, shoqja dilte në korridor dhe tha flini, mirë u gdhifshi nesër. Nuk e mendova, pastaj pashë në një moment që shoqja mori thikën dhe bërtita, e përjetuam keq.
Nuk kam për ta harruar asnjëherë, të kërkosh bukën e gojës me vetëflijim, nuk e kisha menduar, qenka shumë e vështirë. Shoqja ime tha: gra kemi mbaruar….por ne nuk kemi mbaruar, ne do luftojmë”, u shpreh grevistja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu