I riu 17-vjeçar përplaset nga autobuzi, pa ndjenja në asfalt

0

Teksa ishte duke kaluar me biçikletë në vijat e bardha, është përplasur nga një autobus i transportit publik në qendër të Tiranës, ndërsa i riu raportohet të ketë qëndruar 30 minuta në pritje të mbërritjes së ambulancës, e për pasojë ka humbur edhe gjak.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, ndërsa dëshmitarët nthonë ka shkèlur semaforin e kuq, ndërsa përplásja ka qenë aq e fortë sa e ka hèdhur djalin e ri në ajër.

Djali i identifikuar si G.R., 17 vjeç ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa rreth tij janë grum,bulluar shumë qytetarë, e më vonë kanë mbërritur edhe efektivët e policisë.

Ai dyshohet se ka marrë dèmtime të rènda në pjesën e kokës, pasi vendi është mbuluar nga gjáku ndërkosa pas 30 minutash ka mbërritur edhe ambulanca e cila ka bërë transportimin e tij për në spital. Sot ka qenë dita e parë e nisjes së punës që prej fillimit të karantinës për urbanët e transportit publik.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ​ në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu