25 vjeçari nga Vlora Dean Çelaj, është përzgjedhur nga revista prestigjoze amerikane “Forbes” në mesi e 30-të njerëzve më të suksesshëm në Europë. Emri i të riut vlonjat është futur në seksionin “Social Impact”, shkruan newsbomb.al.
Dean Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit. Gjatë pandemisë së Covid-19, nëpërmjet platformës “Akademi.al” ai ndihmoi mbi 500,000 nxënës që të kishin qasje në mësimin online falas.
Aktualisht Dean Çelaj është duke ndjekur studimet për master në Universitetin e Harvardit! Aty është duke punuar në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë si bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Universitetit në Harvard!
Çfarë shkruan revista “Forbes” krah emrit të Dean Çelaj
Dean Celaj themeloi Akademi.al në vitin 2019, në përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në vendin e tij, Shqipëri. Duke funksionuar si Khan Academy, Akademi.al publikon video mësime nga mësuesit që studentët mund t’i shikojnë falas.
Kur Covid-19 goditi, Akademi.al nënshkroi kontrata me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’u bërë platforma e tyre zyrtare e mësimit në distancë. Tani ka mbi 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në shqip.
