I riu tenton të kalojë shinat e trenit me makinë, ja si arriti t’i shpëtonte përplasjes/ VIDEO

0

Një video që është shfaqur nëpër rrjete sociale, tregon një aksident trafiku në Vreoci të Serbisë, ku shoferi i një makine për pak sa nuk e pagoi me jetë kur vendosi të shpërfill rregullat e komunikacionit dhe të kalojë shinat e trenit, pavarësisht se treni do te kalonte per pak minuta.

Gjithçka ndodhi kur pranë shinave u afrua një makine dhe nga ajo doli një djalë i ri, i cili pasi shikoi anash vendosi të kaloje, pavarësisht që me shenja sinjalizohej se treni po vjen.

Megjithatë kur tentoi të ec para, e kuptoi se kishte vepruar gabim – dhe me shpejtësi të madhe doli nga mjeti, kurse treni që kalonte me shpejtësi goditi vetëm pjesën e përparme te makines.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:20, ku treni po lëvizte në linjën Beograd-Nish, e shoferi 35-vjeç në sekondat e fundit i shpëtoi përplasjes që nuk besoi se do të ndodhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu