I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje dhe mashtrim në Suedi, arrestohet në Muriqan 30-vjeçari

0

Kontrolle të shtuara në pikat kufitare, me qëllim kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Suedisë, të shtetasit:

Bindi Agolli , 30 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu