I shtrirë në tokë në mes të lokalit, publikohen pamjet e arrestimit të Edison Begajt në Vlorë. Ja detajet që jep policia

0

Policia ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të Edison Begajt në Vlorë një ditë më parë, të cilit ju bë atentat pak javë më parë, por fatmirësisht arriti t’u shpëtojë plumbave.

Policia thekson se RENEA Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP Vlorë kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Begaj akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

ARRESTIMI

41-vjeçari nga Vlora nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai i shpëtoi atentatit me katër plumba mesnatën e 29 majit në Kaninë të Vlorës.

Begaj ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Më 20 shkurt të vitit 2008, “blutë” e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

Atentati

Begaj u qëllua në 29 maj me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kapën në këmbë dhe 38-vjeçari përfundoi në spital, por u mbijetoi plagëve të marra.

Autorët e pritën 41-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t’a qëlluar me pistoletë. Begaj do të ndihmoj nga errësira e madhe në zonë, pasi plumbat e kapën në pjesën e poshtme të trupit.

Një seri ekzekutimesh me armë zjarri kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Vlorës, kur më të shumtat e rasteve lidhen me prishjen e pazareve të drogës.

 

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/3084631011823249

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu