“I tregonin fqinjëve foton time”, rrëfimi tronditës i policit afgan që i shpëtoi vdekjes

0

Një grup afganësh mbërritën të sigurt në Itali me ndihmën e ushtrisë italiane së bashku me familjet e tyre, duke lënë pas një tmerr të cilit i druheshin që në momentin kur u njoftua tërheqja e ushtrisë amerikane.

Ata kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar, me disa dëshmi që përmbysin qartë pretendimet e talebanëve që kërkuan t’i tregojnë botës se tashmë, janë një grupim i moderuar.

Ditën kur talebanët mbërritën në Kabul, e kuptuam rrezikun që na kanosej. Për shkak se unë isha officer policie dhe kisha punuar në ministrinë e brendshme, po më kërkonin. I treguan fqinjëve foton time. Vendosa të kontaktoj me ambasadën e Italisë pasi kam qenë student në akademinë ushtarake të Modenës. Ishte i vetmi shans për t’u larguar prej andej”, thotë ish-polici afgan.

Dëgjuam se talebanët kishin nisur e po hynin nëpër shtëpitë e hazarave. Kërkonin sidomos njerëzit që kishin punuar me qeverinë afgane. Merrnin me vete të rinj, ose për t`i detyruar të luftojnë për ta, ose për t`i vrarë. U tmerruam, nuk na zinte gjumi natën. Shikoja tim bir e nuk i mbaja dot lotët”, rrëfen një pjesëtar i komunitetit Hazara.

Aeroporti ishte tmerr më vete. Kur u hap dera, 800 apo 900 vetë nisën të shtyhen. Në krahë kisha djalin dy vjeç dhe gruan e mbaja për dore. Ajo u rrëzua e m`’ desh të luftojë me njerëzit që të mos e shtypnin. Arrita ta shtyj në një cep e kështu mbijetuam”.

Teksa një pjesë e vendeve të BE-së ngurrojnë të pranojnë refugjatët afganë, situata e tyre po bëhet gjithmonë e më dramatike.

Italia, Spanja, Qiproja, Malta dhe Greqia kanë bërë thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm të bllokut për këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu