I vaksinuar me 3 doza/ Ministri francez i Shëndetësisë rezulton pozitiv me Covid-19

0

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Véran , është izoluar pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë i tha AFP se Véran shfaqi “simptoma të lehta”, duke shtuar se ai ishte vaksinuar tre herë. Ata shtuan:

Ai do të shkojë në izolim dhe do të vazhdojë të punojë nga ambientet e tij private në ministri.

Franca regjistroi numrin e saj më të lartë ndonjëherë të rasteve me Covid të martën, me 368,149 infeksione të reja, shifra më e lartë njëditore e pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu