I vetëm apo me të tjerë? Mbyllen hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga i shoqi pilot

0

Kanë përfunduar hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline në Greqi nga ish-bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos me profesion pilot. Mediat grek rapotojnë se i akuzuari i vetëm për krimin tronditës është piloti 33-vjeçar, duke e hequr mundësinë e një bashkëpunëtori. Bëhet me dije gjithashtu se Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë të re nga analiza e tabulateve telefonike të pilotit si dhe transfertave bankare të tij.

Për këtë arsye autoritetet e kanë konsideruar të përfunduar hetimin teksa presin firmën e avokatit të të pandehurit për të çuar dosjen në gjykatë. Ata nuk kanë asnjë informacion shtesë në lidhje me thirrjet e bëra natën kur u vra nëna e re në sy të foshnjës së saj. Ndërsa kompania nga Kina nuk u përgjigj kurrë ndaj kërkesës së autoriteteve greke në lidhje me pamjet nga karta e kamerave të sigurisë.

Pak ditë më parë mediat greke publikuan edhe bisedën telefonike që Babis kishte bërë me policinë pasi kishte vrarë të shoqen, duke u shtirur se kishin rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tyre në Glyka Nera dhe përgjërohej në telefon duke kërkuar ndihmë. Por e gjitha ishte një lojë dhe aktrim nga ana e tij, gjë e cila zgjati për disa javë në fakt, derisa hetuesit arritën të kuptonin se autori i vrasjes ishte vetë Babis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu