I vetmi i mbijetuar nga tragjedia në Letoni përkujton dy kolegët që humbën jetë: Shpirt i vëllait…

0

I mbijetuari tragjedisë së Letonisë rreshteri Julian Kapaj ka përkujtuar dy kolegët e ndjerë që nuk jetojnë përmes një mesazhi në facebook.

Dita e sotme shënon dhe dy vjetorin e ngjarjes tragjike që i mori jetën dy ushtarakëve shqiptar me shërbim në bazën e NATO-së në Letoni.

Nëntetarja, Zarife Hasanaj dhe majori, Klodian Tanushi, me detyrë Komandanti i kontingjentit shqiptar të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, ndërruan jetë si pasojë e shpërtrhimit të një mine gjatë një operacioni të NATOS.

Në vendngjarje ishte dhe rreshteri Julian Kapaj, i cili është i vetmi i mbijetuar në këtë ngjarje të rëndë. Kapaj përmes një postimi prekës në rrjete sociale përkujton dy kolegët.

Shpirti i vëllait. Sot bëhen 2 vite pa ty . Lavdi Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi dhe motrës Zarife Hasanaj. Ju qoftë dheu i lehtë ! Do jeni përherë në zemrën time” !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu