I vihet flaka bujtinës në Theth, Ilir Beqaj: Akt kriminal

0

THETH- Një bujtine i është vënë flaka, duke u shkrumbuar plotësisht në Theth të Shkodrës. Mësohet se bujtina e quajtur “Buni i Bajraktarit”, është në pronësi të Gëzim Olaj.

Mendohet se dëmi është tepër i madh, pasi bujtina ishte gati e përfunduar dhe gjatë verës do ishte gati për të pritur turistët.

Lidhur me këtë, ka pasur edhe një reagim nga drejtuesi politik i qarkut, Ilir Beqaj. Akt kriminal e ka quajtur ai, teksa i ka bërë thirrje autoriteteve që të nisin hetimet.

“Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Me mund dhe djersë po ndërton një mrekulli. Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një veprim fyes jo vetëm ndaj Gëzimit, por për krejt Dukagjinin. Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq dhe ju bëj apel strukturave të policisë t’i shkojnë hetimeve deri në fund në zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Me mëndje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe forcë!”, nënvizon Beqaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu