I vihet zjarri qendrës së strehimit të refugjatëve në Gjermani, policia shton masat e sigurisë

0

GJERMANI- Një zjarrvënie në një një qendër pritjeje dhe akomodimi për refugjatët në Leipzig të Gjermanisë, ka ngritur alarmin pranë autoriteteve. Forcat e sigurisë kanë shuar zjarrin me shpejtësi, ndërsa autoritetet policore raportojnë se nuk ka të lënduar.

Nuk është e qartë deri më tani nëse sulmi ishte i motivuar politikisht, apo ka qenë një pakujdesi e momentit. Policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa janë shtuar masat e sigurisë për parandalimin e ndonjë incidenti tjetër.

Ministri i Brendshëm i Saksonisë, Armin Schuster (CDU) e dënoi ashpër aktin. “Është një shenjë paralajmëruese se krime të tilla çnjerëzore nuk i përkasin së shkuarës”. Ministria e Brendshme ka rritur sigurinë për të gjitha akomodimet për azil në Saksoni./ Burimi:Germanydetailzero

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu