I vunë tritol në banesë, flet zyrtari i PD-së: Nuk kam pasur përplasje me asnjë, ka qenë e papritur (EMRI)

0

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i një sasie tritoli mbrëmjen e djeshme në Shijak, në një banesë në lagjen “Kodra”.

Pronari i banesës, pranë së cilës ndodhi shpërthimi, Ilgner Vora, i cili është kreu i grupseksionit të Partisë Demokratike në këtë zonë është shprehur se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me autorët, dhe se nuk ka pasur konflikte me ndonjë person.

“Kemi përfaqësuesit e shtetit që po marrin provat, nuk kam asnjë dyshim”, tha ai për mediat jashtë kamerave.

I pyetur nëse ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin e tij në politikë, Vora u shpreh: “Nuk kam pasur përplasje me asnjë, në këtë shtëpi banojnë 12 persona. Ka qenë e papritur, kam dhe bashkëshorten shtatzënë dhe një djalë 2 vjeç”.

Sigurisht që tronditja ka qenë e madhe për të gjithë familjarët, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pasur lëndime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu