I zhdukur prej dy javësh nga shtëpia, gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit

0

 

Richard Okorogheyo 19 vjeç u zhduk dy javë më parë, pasi u pa për herë të fundit të merrte një taksi nga shtëpia e tij në Ladbroke Grove në Britaninë e Madhe.

Vdekja e 19 vjeçarit u konfirmua pasi një trup i pajetë u gjet në Epping Forest dhe pas ekzaminimeve të bëra policia arriti në përfundimin se ishte trupi i 19-vjeçarit të zhdukur që prej 22 marsit.

Familjarët janë të pikëlluar për humbjen e të dashurit të tyre pasi ata ishin shpresëplotë se ai do të kthehej në shtëpi.

“Djali im nuk do të kthehet më kurrë në shtëpi tek mamaja e tij. Fëmija i vetëm që kam. Është shkatërruese dhe gjëja e fundit që mendova se do të dëgjoja. ”

Richard Okorogheye është parë për herë të fundit në ÇTV në Loughton, Essex, në orët e para të së martës së 23 marsit, duke ecur drejt Epping Forest aty ku u gjet edhe trupi i tij i pajetë.

Familja dhe miqtë e 19-vjeçarit janë lutur dhe kanë mbajtur homazhe për të në Epping Forest.

Policia po heton mbi shkaqet e vdekjes por deri më tani nuk dyshohet për sulm pasi ekzaminimet kanë treguar që nuk ka shenja dhune në trupin e të riut.

Richard vuante nga një sëmundje e gjakut dhe bënte vazhdimisht transfuzione. Ai ndiqte studimet në Oxford Brookes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu